Ritmet e muzikës Jazz vijuan sërish në sheshin para Bashkisë me qindra qytetarë që iu bashkuan atmosferës së tingujve të “Shkodra Jazz Festival”.

Në këtë natë, Elina Duni & Rob Luft Band prezantuan repertorin e tyre unik që përzien tingujt tradicionalë shqiptarë me Jazz-in bashkëkohor. Menjëherë pas përfundimit, artistja me famë ndërkombëtare, Elina Duni, rrëfen emocionet që mori nga ky koncert në Shkodër.

Jazz-i  është vërtet një urë lidhëse midis njerëzve dhe kulturave të ndryshme dhe ky miks  që bëjmë ne është shumë i veçantë mes flokut dhe jazz-it dhe njerëzit i shijojnë sepse njohin këngët folk dhe i japin mundësinë njerëzve të  njohin më mirë dhe jazz-in”, u shpreh Elina Duni.

Koncerti do të vijë i plotë në rrjetin e RTSH në ditët në vijim. Nga 12 gushti, “Shkodra Jazz Festival” ka dhuruar atmosferë të bukur në qytet me eventet e “Shkodra Sounds” dhe artistët pjesëmarrës./Rtsh