Zëdhënësja e Sali Bersishës, Floriana Garo, ka deklaruar se ndryshimet në qeveri janë përpjekje e dështuar e Edi Ramës për retushim të organizatës kriminale
“Për Partinë Demokratike, ndryshimet e qeverisë, që Edi Rama njoftoi në Asamblenë e tij, janë thjeshtë një përpjekje e dështuar, për një retush pa sukses, të imazhit te organizatës kriminale që drejton.
Është e vërtetë se ai dje largoi nga qeveria Olta Xhaçkën, famoze për vjedhjen dhe përvetësimin e pronave të ushtrisë, dhe për shndërrimin e burrit të saj në investitor strategjik.
Por, futi në qeveri famëziun Arbjan Mazniku, ortakun e bosit të Ndraghetës të Veronës, Migliorenzi, Mr. Babëzinë, që në postin e zëvendëskryetarit të Bashkisë së Tiranës, përveç rrogës si nënkryetar, merrte edhe 11 rroga te tjera. Të pangopurin që ulej në Dubai të Nusreti duke porositur biftekun 1 mijë euro, së bashku me Ballukun, Fugën etj.
Edi Rama largoi dje nga qeveria Edonën e Zeusit dhe emëroi Koçiun, famoze të gjobave dhe ryshfeteve në emërime, me të cilën garanton konsolidimin e sistemit e vjedhjes, si paraardhësit e saj në fushëen e shëndetësisë”, deklaroi ajo.
Më tej Garo tha: Ai dërgoi në Arsim njërën nga eksponentët kryesore të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, Manastirliun, mbi të cilën rëndojnë dhjetëra dosje miliarda lekësh të vjedhura gjatë pandemisë së Covid 19, dhe mbi 20.000 mijë jetë të marra nga keqtrajtimi i saj, si dhe krime të tjera.
Ai dje hoqi Kushin e arsimit, që ishte një nxënëse në korrupsion, krahasuar me Denajn, bosen famoze të kontrabandës dhe vjedhjeve në dogana dhe tatime.
Partia Demokratike deklaron se kjo qeveri e dalë nga zgjedhjet, në të cilat krimi u shndërrua në votë dhe vota në krim, nuk ka asnjë legjitimitet dhe, po të ju shtojmë këtyre ndryshimeve edhe emërimin e Taulant Begos në krye të rendit, organizata kriminale që drejton Edi Rama sot, është më e inkriminuar se çdo qeveri tjetër në 30 vitet e fundit.
Partia Demokratike fton shqiptarët në një lëvizje të fuqishme proteste për shpëtimin e Shqipërisë.