Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, është përplasur me socialistin Eduard Shalsi. Në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi deklaroi se shtyrja e raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit po bëhet me qëllimin për të shantazhuar kreun e KLSH.

Bardhi: Është e pa precedent shtyrja e Raportit. Po e përdorni ketë për t137 shantazhuar kreun e KLSH. Kjo po ndodh për interesa personale dhe është e pa pranueshme.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka përfunduar mesditen e sotome, pasi janë vendosur pikat e rendit të ditës për punën parlamentare në vijim. Në seancën e 12 shtatorit është vendosur që të mbahet interperlanca e kërkuar nga grupi parlamentar i PD-së me kryeministrin Edi Rama për mbetjet toksike. 

Po ashtu pritet që në atë seancë te merret vendimi për fatin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Seanca e datës 12 shtator do të nisë në orën 11 për shkak se grupi i PD-së do të marr pjesë në përkujtimin e Azem Hajdarit. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka kërkuar që të fillohet pa humbur kohë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket mandatit të deputetes, Olta Xhaçka. Në fjalën e tij në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi ka theksuar se parlamenti duhet të ketë prioritet që të ngrihet një komision parlamentar sa i përket skandalit me fondet e IPARD të BE dhe të bëjë sa më shpejt të mundur zhbllokimin e këtyre fondeve.

"Kemi ligje si iniciative e deputeteve të cilat kanë nga tri vite në sirtare. Shpresoj shumë që të futen me prioritet në  kalendare për tu shqyrtuar. Janë propozime të rëndësishme që vijnë nga opozita. Gjithashtu dua të theksoj problemin e zvarritjes se mandatit të Olta Xhackes. Shpresoj shumë dhe ju bëj thirrje të vazhdohet pa humbur  kohë  që kjo çështje të shkojë në Gjykate Kushtetuese. Ne Këshillin  e Legjislacionit edhe deputet e PS, ranë dakord që mocioni ti përcillet Gjykatës, dhe shpresoj që në seancën e 12 shtatorit kjo të ndodhi.

Kam edhe një çështje të rëndësishme që lidhet me fondet e IPARD. Para disa muajsh ju kërkuat që debati për këtë çështje dhe ngritja e një komisioni parlamentar për të adresuar problematikat, të ndodh ne shtator. Shtatori erdhi, kështu që ju kërkoj që këtë çështje ta kemi prioritet edhe si një instrument për te zhbllokuar fondet e BE për fermerët.  Fonde që mbajnë të bllokura për shkak të korrupsionit dhe abuzimit qeveritar," tha Bardhi./Dosja