Meta: Ndalove një nënë 84 vjeç nga Narta pse kishte ndërtuar pa leje një kotec, ndërkohë që kullat e përbindshme kanë shkatërruar totalisht kryeqytetin tonë. Gjysma e tyre pa leje, por me bekimin e Edi Ramës dhe për llogari dhe të xhepit të tij dhe të bandës që nuk njeh ligj, interes publik, plan urbanistik. Ai ka refuzuar haptas dhe në mënyrë antikushtetuese llogaridhënien në parlament. Ai kujton se kushtetuta është një copë letër, se opozita është si karafili që e blinte sa herë të donte. Është terrori i skandaleve që do të marrë me vete bandën e rilindjes.

 

 

Asnjë socialist i ndershëm, asnjë me integritet që bën punën e tij. kjo histori do të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Do shporret Edi Rama dhe banda e rilindjes. Do të marrë fund persekutimi për bindje politike. Modeli ynë është transparent dhe gjithëpërfshirës. Çdo taksë do jetë në monitorimin e qytetarëve, të taksapaguesve. përpjekja e tij për t’iu shmangur hetimit nga parlamenti është e pashpresë. Ka delegjitimuar veten e tij, ka marrë përsipër të fshihet pas fustanit të disa grave, por nëse Amerika është ngritur në këmbë për një drejtor të korruptuar dhe bën komision hetimor në kongres, senat, pa asnjë diskutim parlamenti do kthehet në normalitet kur të fillojë komisioni hetimor për këtë çështje. Kur qenka i pastër, i ndershëm pse ka frikë? E mbani mend kur më thërriste Ulësiu mua në Kuvend? Më thoshin këshilltarët nuk do shkosh se komisioni është i paligjshëm. Unë të mos shkoj atje, mirë dakord Kushtetuta e ligji thotë kështu, po ata qytetarë që thonë pse nuk shkon Presidenti. Do shkoj për interes të tyre. ta gjykojnë ata. Llogaridhënia, transparenca është detyrë e pashmangshme. Sa më lart pozicioni, aq më shumë e ke për detyrë llogaridhënien para qytetarëve.