Futbollisti shqiptar Taulant Seferi është transferuar në klubin turk Sipay Bodrum FK, i cili për herë të parë merr pjesë në ligën elitare të futbollit turk, Süper Lig.

Klubi nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se ka transferuar sulmuesin 27-vjeçar.

"Klubi 'gjelbër e bardhë' ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Seferin. Ai sezonin e kaluar ka luajtur në huazim në ekipin Baniyas ku ka shënuar 11 gola në 25 ndeshje ndërsa ka asistuar 5 herë në gjithsej 2.099 minuta", tha klubi.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll më parë ka luajtur në klube të ndryshme si Young Boys, KF Tirana, Neuchatel Xamax, Rabotniçki dhe të tjera.

Ai për kombëtaren shqiptare në 21 ndeshje ka shënuar 3 gola./aa