për 3 projekte të reja. Sipas relacionit, që shoqëron Aktin Normativ të miratuar nga qeveria javën që shkoi për ndryshimin e buxhetit të shtetit, kjo vlerë do të shkojë për financimin e projektit të rrugës Elbasan – Lekaj, Fier – Kthesa Patos – Frataj dhe aksin Bërdicë – Unaza Lindore, në Shkodër. Për dy projektet e fundit nuk ka detaje ndërkohë që projektin që përfshin aksin Elbasan – Lekaj, vitin që shkoi u zhvillua tenderi për projektimin e tij. Ky aks është pjesë e korridorit VIII, ku aktualisht po punohet në segmentin Elbasan – Qafë Thanë.

Konsorciumi i kompanive fituese, që po hartojnë projektin për aksin nga Elbasani në Lekaj, u shpall nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në shtator të vitit të kaluar, ndërkohë që referuar dokumenteve të tenderit, segmenti pritet të ketë një gjatësi prej rreth 40 km. Kompania projektuese duhej të planifikonte lidhjen e tij me bypassin e Elbasanit, që gjithashtu është në fazë projektimi, ndërsa aksi i ri duhet të përfundojë në Lekaj, ku do të kryqëzohet me korridorin Adriatiko – Jonian.

Korridori VIII është konceptuar për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave, njerëzve dhe naftës midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore. Ai nis nga portet italiane të Barit dhe Brindizit, në portet e Durrësit e Vlorës dhe më pas vazhdon drejt Tiranës, Shkupit dhe Sofjes, duke mbërritur deri në portet e Burgasit dhe Varnës në Detin e Zi./Tema