Romani “Një fije shprese, një fije shkrepëse” i Ag Apollonit është botuar në gjuhën malazeze nga shtëpia botuese “Fokalizator”, përkthyer nga Shkëlzen Maliqi. Romani do të promovohet më 13 shtator 2024, nga ora 21:00, në Book Caffe, në Podgoricë, në kuadër të Festivalit të Letërsisë Bashkëkohore (Festival Savremene Književnosti), ku, përveç autorit dhe përkthyesit, do të flasin edhe Nikollë Berishaj dhe Vladimir Vojinović, i cili ka shkruar parathënien për romanin.

Romani “Një fije shprese, një fije shkrepëse” është përkthyer në disa gjuhë dhe është promovuar në disa vende evropiane, si: Berlin, Frankfurt, Bruksel, Athinë, Zürich etj. Gjithashtu, ai është vlerësuar lart nga kritika shqiptare dhe ajo e huaj./Tema