Në vijim të punës për rivitalizimin e skarpateve në Shkallën e Tujanit, Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se ditën e nesërme do të ketë ndalim të qarkullimit të mjeteve prej orës 12:00, deri në orën 13:00.

“Për kryerjen e proceseve të gërmimit, copëtimit, ngarkimit dhe transportimit të gurëve dhe mbetjeve të copëtuar në zonën e grumbullimit të tyre të miratuara paraprakisht, në zonën nr. 9 nga prog.Km Km 5+090–Km 5+200, ditën e martë 03.09.2024 prej orës 12:00 deri në orën 13:00 do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet në të dy senset e lëvizjes dhe prej orës 13:00 deri në orën 14:30 do të ketë lëvizje të kufizuar të automjeteve, në një korsi sigurie me sinjalizues, semaforë dhe punonjës të Policisë Rrugore”, bën të ditur ARRSH.

Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut./ata