Koli Bele do të jetë relatori i PD së Alibeajt për ankimimin e bërë në KAS pas vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për të mos e regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Celibashi theksoi se zyrtarisht Lulizm Basha është ende kryetari i PD dhe se ai është personi që jep dekalratën solemne për ndalimin e shit-blerjes së votës, por gjithashtu një tjetër ngërç ka të bëj dhe me autorizimin e Alibeajt për të ushtruar kompetencate kryetarit.
Edhe pse më herët, Celibashi i la 48 orë për të plotësuar dokumentet, PD e Alibeajt pretendoi se ka dorëzuar të gjitha dokumentet, gjë e cila shtyu kryekomisionerin të mos e regjistrojë në KQZ.
Nëse KAS mban të njëjtin qëndrim si Celibashi, për çështjen e Alibeajt do të duhet të vendos Kolegji Zgjedhor.