Komisioni hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check Up në Shëndetësi miratoi sot listën e dëshmitarëve që do të thirren në ditët në vijim.

Në fillim të mbledhjes, kryetarja e komisionit Albana Vokshi u shpreh se do të thirren ish-drejtorët e QSUT-së, drejtoresha aktuale e QSUT-së, disa ish-drejtorë të spitaleve rajonale, anëtarët e grupit të Check Up, si dhe mjekët që nuk kanë qenë prezent në komision, por kanë qenë në listat e dëshmitarëve.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme u miratuan edhe kërkesat për informacion që do i dërgohen institucioneve.

“Jemi dakordësuar të kërkojmë nga drejtoritë rajonale të Fondit, nga Fondi dhe Ministria e Shëndetësisë databazën për të gjithë personat që kanë kryer check up, duke ruajtur të dhënat personale”, tha Vokshi.

Kuvendi ka shtyrë deri në datën 22 tetor afatin e punës të Komisionit hetimor në Shëndetësi./ata