Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, i bëri thirrje fermerëve të vënë në përdorim “Portalin e Fermerit”, si instrumenti unik digjital, që u mundëson informacione utilitare në kohë reale mbi çmimet, analizat ushqimore, skemat aktive të mbështetjes dhe instrumentat e financimit, kujdesin veterinar, ofertën e farmacive bujqësore, tipologjinë e grumbulluesve, mundësitë e tokave me qira, legjislacionin në fuqi e shumë informacione të tjera.
Portali i Fermerit si instrument digjital në mbështetje të fermerëve, blegtorëve dhe gjithë njerëzve të sektorit rural informon në mënyrë transparente mbi:
Çmimet e produkteve në tregjet e shumicës të përditësuara çdo ditë.
Skemat e mbështetjes, si dhe informacion për instrumentat e financimit në bujqësi.
Laboratorët ku kryhen analizat ushqimore apo ato të tokës, së bashku me tarifat dhe disponibilitetin e shërbimeve të ofruara.
Informim të plotë me gjeolokacion mbi prodhuesit, agropërpunuesit, thertoret, farmacitë veterinare, farat dhe fidanët, bletarinë e shumë të tjera.
Informacion mbi tokat me qira, si dhe kuadrin rregullativ e ligjor që rregullon bujqësinë.
Modelin e agroturizmit si një model suksesi të zonave rurale shqiptare.
“Informim në kohë reale për të parandaluar efektet e motit në bujqësi sipas zonave të caktuara dhe masat që duhen ndërmarrë.
Portali është i aksesueshëm edhe si nje app në platformat Google Play dhe në App Store nga ku mund të shkarkohet lehtësisht nga çdo pajisje celulari.