Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e Mirënjohjes për medalistët e Lojrave Olimpike, ka deklaruar se vendi ynë nuk është më ai nga i cili iknin talentet, por vendi ku tashmë synojnë të vijnë sportistë nga jashtë.

“Krijuam një situatë të favorshme për talentet në sport. Shqipëria nga një vend që braktisej nga bijtë e saj sepse nuk u siguronte dot as ushqimin dhe humbiste potenciale që ktheheshin në medalje ari për vendet fqinje, jemi kthyer në një vend që mund të adoptojë edhe fëmijë që vijnë nga vende të tjera. Nëse do të ishte Shqipëria e djeshme askush nuk do të vinte të kërkonte të përfaqësonte këtë vend.

“Krijuam një situatë të favorshme për talentet në sport. Shqipëria nga një vend që braktisej nga bijtë e saj sepse nuk u siguronte dot as ushqimin dhe humbiste potenciale që ktheheshin në medalje ari për vendet fqinje, jemi kthyer në një vend që mund të adoptojë edhe fëmijë që vijnë nga vende të tjera. Nëse do të ishte Shqipëria e djeshme askush nuk do të vinte të kërkonte të përfaqësonte këtë vend./BalkanWeb