Erjoni nga Kërçukaj i Rrogozhinës të gjitha kujtimet e fëmijërisë i ka të lidhura me blegtorinë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau sot në rrjete sociale rastin e Erjonit, si një nga shembujt që po ndjekin të rinjtë tashmë duke iu kushtuar punës në bujqësi dhe ferma blegtarale në zonat rurale ku jetojnë.

Denaj tha se, dashurinë për kafshët ia ka “kultivuar” gjyshi, ndjenjë të cilën nuk e braktisi kurrë.

Para disa vitesh hapi një biznes inertesh, por nuk e gjeti veten në atë sipërmarrje dhe iu rikthye blegtorisë.

“Tashmë ka një stallë me rreth 500 krerë gjedh, me drejtim prodhimin e qumështit. Për të siguruar bazën ushqimore, ka mbjellë 160 ha tokë, ku një pjesë e saj është marrë me qira”, u shpreh Denaj./ata