Lazio, përveç listës së skuadrës së federuar në UEFA për “Europa League”, ka komunikuar edhe listën e lojtarëve në dispozicion për ndeshjet e Serie A.

Ndryshe nga lista e regjistruar në UEFA, i pranishëm është Gaetano Castrovilli, ndërsa jashtë mbetet Elseid Hysaj. Mbrojtësi ynë kuqezi, kësisoji, nuk mund të luajë në asnjë kompeticion të këtij sezoni, të paktën deri në janar, kur mund të shkojë në ndonjë klub tjetër.

Gjatë verës ai refuzoi të largohej nga bardhekaltrit, të cilët donin të çliroheshin nga rroga e konsiderueshme e shqiptarit, ndaj këta të fundit u hakmorën duke e “fshirë” nga përbërja e tyre./Tema