Kim Kardashian ka ndarë së fundmi në Instagram një foto që tregon një pjesë të kontratës së djalit të saj, Saint West, për hapjen e një kanali në YouTube. Kontrata përshkruan kushtet që 8-vjeçari duhet të ndjekë për të menaxhuar kanalin e tij.
"Unë, Saint West, pranoj të ndjek rregullat e vendosura nga nëna ime për të pasur një kanal në YouTube. Nuk më lejohet të ndaj informacione personale për familjen. Nuk më lejohet të regjistroj të dhëna private.
Nuk më lejohet të filmoj ndërsa motra ime, North, po regjistron muzikë. Duhet t’i paraqes mamasë ose kujdestarit tim të gjitha videot përpara se t’i postoj. Nëse mamaja kërkon që të fshij një video, do ta bëj pa kundërshtim.
Në rast se nuk zbatoj këto rregulla, nëna ime mund ta bëjë kanalin tim privat ose ta fshijë plotësisht llogarinë”, shkruhet në kontratë./Tema