Festimi në fshatin Baldushk kultivon në fermën e tij me sipërfaqe prej 2.5 hektarësh kryesisht perime fushe si domate, spinaq, patate dhe sallatë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau historinë e Festimit, prodhimet e fermës së të cilit shkojnë në tregun vendas, duke u siguruar konsumatorëve produkte cilësore Made in Albania.

Përveç kësaj, Festimi me profesion është agronom të cilin e ushtron në farmacinë e tij bujqësore, u vjen në ndihmë fermerëve të zonës me këshilla të vlefshme për prodhime cilësore me rendiment të lartë.

Njëherazi, Festimi hap dyert e fermës së tij për të gjithë fermerët e zonës, duke u demonstruar aplikimin e suksesshëm të metodave bujqësore në prodhim./ata