Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Policisë së Shtetit. Kështu bëjnë me dije burimet për Euronews Albania teksa pritet që vendin e tij si drejtor i komanduar ta zërë zëvendësdrejtori aktual, Sokol Bizhga.

Bizhga do të qëndrojë në këtë pozicion deri në zgjedhjen e drejtorit të ri me konkurs.

Pas udhëzimit për procedurën e zgjedhjes se drejtorit të ri të përgjithshem të policisë, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pritet të mbajë të premten nje komunikim për herë të parë me mediat përballë që pas emërimit në krye të këtij dikasteri.

Hoxha pritet të “shkundë” kupolën e uniformave blu pas disa ngjarjeve kriminale në muajt korrik-gusht. Gjithashtu, sipas të dhënave të siguruara nga Euroneës Albania ministri Hoxha përballë mediave dhe drejtuesve të policisë do te prezantoje platformen e tij politike sa i takon rendit e sigurise publike

Largimi i Rrumbullakut do t’i hape rrugë zgjedhjes se kryepolicit te ri përmes një procesi konkurrimi/gare mes atyre qe plotesojnë kriteret e parashikuara ne ligjin e ri për policinë e shtetit qe u miratua sesionin e kaluar parlamentar./EuroNews