Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja priti në një takim në Tiranë Ivana Živković, ndihmëssekretare e Përgjithshme e OKB-së dhe drejtoreshë e Byrosë Rajonale për Evropën dhe CIS në UNDP.

Manja dhe Živković diskutuan mbi suksesin e Ndihmës Juridike Falas në Shqipëri, që tashmë do të shtrihet edhe në rajon si model suksesi.

“Me mbështetjen e UNDP-së dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), jemi të përkushtuar për të rritur aksesin në drejtësi për grupet e margjinalizuara dhe për të avancuar modernizimin e shërbimeve publike përmes inovacionit dhe digjitalizimit”, tha Manja./ata