Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Kinës të mos mbështesë Rusinë në luftën në Ukrainë, duke shtuar se ndihma e Pekinit është faktor i rëndësishëm në vazhdimin e luftës.
"Kina është bërë një 'lehtësuese' vendimtare në luftën e Rusisë kundër Ukrainës", tha Stoltenberg në një deklaratë në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo.
Duke theksuar se Kina është vendi që prodhon shumë nga armët e përdorura nga Rusia, Stoltenberg paralajmëroi se "nxitja e luftës në Ukrainë nga Pekini mund të ndikojë negativisht në interesat dhe reputacionin e saj".
"I bëj thirrje Kinës të ndalojë së mbështeturi luftën e paligjshme të Rusisë", tha Stoltenberg./aa