Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi sot se, largimet në Policinë e Shtetit.
Në një konferencë për mediet, Meta tha se, skandalet nuk shpëlahen me ndërrime drejtuesish.
“Skandalet e shumta që kanë ndodhur këto kohë nuk shpëlahen me ndërrime drejtuesish, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën”, tha Meta.
Meta gjithashtu komentoi sërish vendimet e ish-kryetares së LSI, Monika Kryemadhi për djegien e mandateve në vitin 2019.
Meta tha se atij i është komunikuar se mandatin mund ta digjte vetëm Monika Kryemadhi për t’u solidarizuar me Lulzim Bashën.
Sipas tij “ky vendim katastrofal ka ardhur si pasojë e nepotizimit në parti dhe se të gjithë kanë menduar se ‘gruaja s’mund ta marrë ketë vendim pa dijeninë e burrit’”.
“Ekziston vetëm një e vërtetë, Meta ka qenë kategorik kundër ndjekjes së mandateve. Është mashtruar kur i është thënë që në rastin më ekstrem mund ta digjte vetëm ish-kryetarja për solidaritet me Bashën, por ja që kjo gjë ka ndodhur. Asnjë nga ata nuk i çuan mesazh presidentit për këtë vendim katastrofal që morën dhe kjo ndodhi për shkak të nepotizimit, secili mendoi që derisa po merret ky vendim, si mund ta bëjë gruaja pa dijeninë e burrit”, tha Meta.
Meta gjithashtu iu kthye sërish akuzave ndaj SPAK.
“Përpjekjet e bëra këto muaj nga bashkëpunëtorë të SPAK për të bllokuar organizmin e PL kanë marrë fund me sukses të plotë. Sidomos përpjekjet për të fshehur problemet që kanë shkaktuar me menaxhimin e buxhetit të PL gjatë kësaj periudhe dhe në periudhat e mëparshme. Shumë shpejt do ngrihet komision hetimor për këtë çështje nën drejtimin e Petraq Milos. PL mbi themelet e një transparence të re, do të jetë një shembull edhe i administrimit të shtetit nesër”, tha Meta./ata