Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako përmblodhi disa nga punët e kryera gjat drejtimit prej saj të institucionit, ndërsa mori fjalën në takimin en e organizuar në Eco Parkun në Porto Romano për mbjelljen e pemëve të siguruara nga fondi zgjedhor i Partisë Socialiste, ku është i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama,

 

Kryebashkiakja Sako theksoi se “sot fillojmë mbjelljen e pemëve edhe në Eco Parkun e Durrësit. Kush e mendonte se këtu 4 vite më parë digjeshin goma, kishte mbetje pa fund dhe kjo ishte jo vetëm një gangrenë për Durrësin, por edhe një turp për gjithë Shqipërinë”.

 

“Falë idesë së Kryeministrit dhe ndërhyrjes së qeverisë është bërë e mundur që të kemi një park prej 15 ha, pemë, shumë fusha disiplinore, korsi biçikletash, pista vrapi, climbing wall, etj”, tha Sako.

 

Duke bërë një bilanc për arsimin, Sako tha se “kemi përfunduar rreth 18 objekte arsimore, që do t’i shërbejnë të gjithëve ju, të rinjve të qytetit për të bërë mësim në kushte bashkëkohore. Detyra juaj qëndron të mësoni më tepër, të bëheni qytetarë të denjë, ekonomistë, arkitektë, inxhinierë për të pasur mundësinë për të drejtuar Durrësin, por për të dhënë kontributin jo vetëm për Durrësin, por gjithë Shqipërinë”.

 

Sako informoi se “do të vazhdojmë traditën për të mbështetur nxënësit ekselentë, tashmë e kemi bërë por në mandatin që vjen të ulim fashën, të mos kemi gjimnazin, por edhe fëmijë nga klasa e 5-9, që t’u vijmë në ndihmë familjeve që kanë fëmijë të talentuar, por janë në kushte të pafavorshme ekonomike”.

 

“Këtu kemi ndërtuar disa fusha multidisiplinore sportive të sporteve të ndryshme, në qytet kemi filluar në lagjen 17 dhe 18 për infrastrukturë sportive dhe do ta kemi kryefjalën e punës sonë që të rinjtë të drejtohen drejt sportit. Do të rikonstruktojmë Pallatin e Sportit dhe stadiumin dhe shumë terren sportive”, tha Sako.