Shkolla e re “Naim Frashëri” në Fier, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Fierit, është gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues këtë vit shkollor.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ambientet e rikonstruktuara të kësaj shkolle, e cila mirëpret nxënësit me kushtet më të mira.

Falë këtij rikonstruksioni shkolla është kthyer në parametra bashkëkohorë duke zgjeruar, jo vetëm hapësirat, por edhe mjediset relaksuese, ndihmëse për stafin dhe gjithashtu edhe palestrën e re, që ka standarde shumë të mira.

Investimi në objektet arsimore konsiderohet një investim direkt në cilësinë e arsimimit dhe mësimdhënies.

Për ciklin e investimeve gjatë periudhës 2024-2025 për të gjithë qarkun e Fierit do të rehabilitohen 6 objekte arsimore.

Nga të gjithë investimet në qarkun e Fierit, përfitojnë mbi 2000 nxënës, të cilët do të fillojnë vitin shkollor në kushte shumë më të mira, me standarde bashkëkohore./ata