Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja mori pjesë në 20- vjetorin e shkollës së mesme profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen.

Manja tha se, me përvojën 20-vjeçare dhe reputacionin e shkëlqyer, shkolla e mesme profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen, ka mirëpritur 157 nxënës të rinj nga e gjithë Shqipëria, duke tejkaluar kapacitetin e saj.

Ministri vuri në dukje se, kombinimi i dijes me praktikën në këtë shkollë model ka përgatitur me sukses 450 të rinj për tregun e punës.

Nga 1 janari 2025, shkolla do të financohet nga buxheti i shtetit, por do të ruajë të njëjtin staf dhe menaxhim në bashkëpunim me dioqezën katolike.

“Objektivi ynë i radhës është ngritja e një konvikti modern për të përmirësuar cilësinë e arsimit”, u shpreh Manja./ata