Një 21-vjeçar me inicialet D. K., banues në Korçë është ndaluar me iniciativë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Ditën e djeshme në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare.
Pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës.
Sipas informacioneve nga materniteti i Korçës konfirmohet se 14-vjeçarja së bashku me fëmijën janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu po nga burime spitalore thuhet se 14 vjeçarja është paraqitur me 21-vjeçarin në maternitet dhe se kanë pohuar se kanë një marrëdhënie të rregullt, gjë që 21 vjeçari e ka pranuar edhe përpara uniformave blu që është babai i fëmijës.
Ndërkohë policia po kryen të gjitha proçedurat për rastin./BalkanWeb