Për biznesmenin Kristian Boçi dhe familjen e tij këto ditë nuk janë aspak të lehta. Pas aksidentit që bëri pak ditë më parë, Boçi njoftoi se fatkeqësisht kishte humbur shikimin në syrin e majtë.

Ditën e sotme ai ka publikuar një foto ku shihet me nënën e tij në Spitalin Universitar të Tiranës. Përmes këti postimi ai ka falenderuar Zotin edhe të gjithë ata që i kanë uruar shërim të shpejtë dhe janë shqetësuar për shëndetin e tij. Po ashtu ai ka falenderuar veçanërisht bluzat e bardha në Spitalin Ushtarak të cilët janë kujdesur për të që prej momentit të aksidentit.

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy. Faleminderit o Zot për çdo të mirë e të keqe që më dhuron. Ta duam dhe ta vlerësojmë Zotin në çdo hap. Zoti ua bekoftë dorën për çdo sms. Faleminderit Spitali Ushtarak”, shkruan Kristian Boçi.

Kristian Boçi u aksidentua teksa udhëtonte nga Tirana në drejtim të jugut të vendit së bashku me dy fëmijët e mitur.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë./Shqiptarja