Greqia dhe Turqia ngelën destinacionet e preferuara të shqiptarëve për të kaluar pushimet e tyra përgjatë këtij sezoni veror.
Përgjatë vitit 2024 pikat kufitare tokësore greke kanë regjistruar 903 mijë hyrje të shtetasve shqiptarë ku vetëm në muajin muajin korrik hynë 198 mijë shtetas, duke qënë ndër vendet të cilat e kanë vizituar më së shumti vendin Helen.
Nga ana tjetër, mbarapa nuk ngelet as Turqia, që përgjatë korrikut u vizitua nga rreth 22 mijë shtetas shqiptarë, ose e thënë ndryshe 2300 më shumë sesa korriku i vitit 2022.
Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë përgjatë 3-mujorit të parë të vitit, shqiptarët harxhuan për pushime rreth 521 mln euro.
Gati 90 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe pritet që dhe muajt e tjerë, që përkonin me kulmin e sezonit turistik, të ndjekin të njëjtën trajektore./Tema