Sot, qytetarët e Algjerisë kanë filluar të votojnë në zgjedhjet e parakohshme presidenciale pasi qendrat e votimit u hapën në orën 8 të mëngjesit.

Mbi 23.4 milionë qytetarë algjerianë janë të regjistruar për të votuar brenda Algjerisë, ndërsa më shumë se 865 të tjerë që jetojnë jashtë vendit filluan të votojnë më herët.

Votimi do të vazhdojë deri në orën 19:00, me mundësi të zgjatjes për një orë shtesë nëse gjykohet e nevojshme nga organi zgjedhor.

Përveç presidentit aktual, Abdelmadjid Tebboune, në garë janë edhe Abdelaali Hassani Cherif nga Lëvizja e Shoqërisë për Paqe dhe socialisti Youcef Aouchiche.

Në muajin qershor, presidenti Tebboune njoftoi zgjedhjet e parakohshme, të planifikuara fillimisht për në muajin dhjetor.

78-vjeçari Tebboune gjerësisht pritet të sigurojë një mandat të dytë në vendin e Afrikës Veriore./aa