Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi sot në një takim drejtuesit politikë të 12 qarqeve në vend.

Gjatë takimit me ta, Berisha u kujtoi atyre se drejtimi i qarqeve përbën misionin më të rëndësishëm të jetës së tyre, pasi siç ë shpreh ai suksesi i misioni të tyre është vendimtar për rikthimin e Shqipërisë në normalitet.

“Misioni që keni marrë përsipër është më i rëndësishmi i jetës suaj, sepse suksesi i këtij misioni është vendimtar për rikthimin e Shqipërisë në normalitet, për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri, për rivendosjen e shtetit ligjor, respektimin e plotë të lirive dhe të të drejtave të qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Berisha.

Berisha shtoi se, ky mision nuk është kësaj here si misionet e tjera.
“Ky mision kërkon që ne t’i dalim Zot dhe të garantojmë qytetarët shqiptarë se vota e tyre nuk do mund të ekzekutohet nuk do mund të varroset pa hyrë në kuti, dhe se ajo nuk do të shndërrohet në krim, dhe krimi në vote”, theksoi ai.

Shqiptarët sot, vijoi Berisha, nuk kanë asnjë alternativë, nuk kanë kujt t’ja kërkojnë një gjë të tillë.

“Është e hidhur kur je i detyruar të shqipërosh shumë herë një fjalë, se jemi shpresa e fundit, por e vërteta është se jemi shpresa e fundit”, tha ai.

Më tej ai vuri në dukje se programi i fitores së PD-së, do t’u pëërgjigjet problemeve më madhore qytetarëve shqiptarë./ata