Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi publikoi emrat e anëtarëve të zgjedhur për organet e larta drejtuese të Partisë Socialiste.

Klosi tha se Sekretariati i PS-së u rikonfirmua. Blendi Klosi u rizgjodh sekretar i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri rizgjidhet sekretar i Organizmit të Zgjedhjeve, Evis Kushi rizgjidhet sekretare e Gruas, Milva Ikonomi rizgjidhet sekretare për Programin, Romina Kuko rizgjidhet sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Roi Bashaj sekretar për Rininë

Anëtarët e zgjedhur të kryesisë së PS-së, janë Albana Koçiu, Anila Denaj, Etlida Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla, Arben Pëllumbi, Erion Braçe, Eduart Shalsi, Igli Hasani, Toni Gogu.

Mbetën jashtë kryesisë, Olta Xhaçka, Mimi Kodheli, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, Armand Subashi.

“Fushata zgjedhore i afrohet kulmit të saj. E quaj një përgjegjësi dhe vlerësim të jashtëzakonshëm të rikonfirmimit tim në këtë detyrë”, u shpreh Klosi./ata