Kryeministri Edi Rama, njeheraz kryetar i Partisë Socialiste njoftoi sot në fund të fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të kësaj partie drejtuesit e rinj politikë në qarqe.

Asambleja nis përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit të ardhshëm dhe skuadrën përfaqësuese të PS në këto zgjedhje.

Drejtuesit politikë të qarqeve sipas propozimeve të Kryeministrit janë:

Tiranë Elisa Spiropali Erjon Veliaj Ogerta Manastirliu

Durrës Emirjana Sako

Shkodër Benet Beci

Lezhë Ulsi Manja

Kukës Pandeli Majko

Elbasan Arbian Mazniku

Dibër Blendi Gonxhe

Fier Belinda Balluku

Korçë Niko Peleshi

Gjirokastër Mirela Kumbaro

Berat Ervin Demo

Vlorë Bledi Çuçi

Rama tha se listës i shtohet një pozicion i rëndësishëm ai i drejtuesit politik të diasporës që do të mbahet nga Taulant Balla.

Asambleja e Partisë Socialiste do të zgjedhë sot kryesinë e re, ku 14 kandidatë, do të garojnë për 10 vende.

Kryeministri Rama paraqiti emrat e kandidatëve duke theksuar se secili do të matet sipas detyrës. Kryesia do të përbëhet nga të zgjedhurit e drejtpërdrejtë nga asambleja, sekretarit ekzekutiv dhe drejtuesit e qarqeve.

Rama propozoi si nënkryetarë të asamblesë Ilva Gjuzin dhe Besa Spahon ndërsa për sekretar Tonid Bejlerin, aktualisht nënkryetar i bashkisë së Shkodër.

Kandidatët për anëtarë kryesie: Arben Pëllumbi, Erjon Braçe, Eduard Shalsi, Igli Hasani, Pirro Vengu, Toni Gogu, Vangjel Tavo si dhe zonjat Albana Koçiu, Anila Denaj, Delina Ibrahimaj, Etlilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla, Klotilda Bushka.

Sekretariati ekzekutiv

Blendi Klosi sekretar i Përgjithshëm

Damian Gjiknuri sekretar i organizmit e zgjedhjeve

Evis Kushi sekretare e Gruas

Milva Ikonomi sekretare për programin

Romina Kuko sekretare për marrëdhëniet ndërkombëtare

Roi Bashaj sekretar për Rininë

/ata