Ish-deputeti Zef Hila, i cili la mandatin për të garuar për bashkinë e Vaut të Dejës, ka humbur garën.

 

 

 

Pas përfundimit të procesit të numërimit në këtë bashki, u shpall fitues kandidati i PS-së, Zef Hila i ka uruar fitoren.

 

Teksa i shtrëngon dorën Kristian Shkrelit, ai shprehet se “njëri do të fitonte”.

 

“Unë e uroj me gjithë shpirt. Numërimi shkoj shumë mirë, normal njëri do të fitojë. Të shkoftë mbarë”, tha ai.

 

Ndërsa fjala e tij u prit me brohoria brenda qendrës ku po kryhej numërimi i votave.