Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nesër do të mbërrijë në Londër për një vizitë dyditore, gjatë së cilës pritet të takohet edhe me kryeministrin britanik, Keir Starmer.
Sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, vizita shënon fillimin e një “dialogu strategjik SHBA-Mbretëri e Bashkuar”, që synon të riafirmojë “marrëdhëniet e veçanta” midis dy kombeve.
Diskutimet e sekretarit amerikan do të mbulojnë një sërë çështjesh të ngutshme globale, duke përfshirë rajonin Indo-Paqësor, partneritetin e sigurisë AUKUS, zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe përpjekjet kolektive për të mbështetur Ukrainën në konfliktin e saj me Rusinë./aa