Princ Leka duket se këtë fundjavë e ka kaluar me vajzën e tij, Geraldinën. Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet më i lumtur se kurrë nën shoqërinë e vogëlushes.

Duhet se lidhja e fortë mes babait dhe vajzës, e bën Princ Lekën që të harrojë çdo problem që e rrethon dhe të fokusohet 100% te vajza e tij.

“Një lidhje që shkon përtej fjalëve – forca dhe dashuria mes babait dhe vajzës që ndriçon çdo ditë.  #DashuriPaKusht”, shkruan Princ Leka në një postim.

Kujtojmë që pas skandalit në Oborrin Mbretëror, Princ Leka po shijon romancën me fotografen, Berta Celibashi./Tema