Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në përurimin e shkollës  “Babë Dudë Karbunara” në Berat edhe tek programi i sigurisë në shkolla, duke theksuar se vitin tjetër shkollat do të jenë nën monitorim të rreptë të kamerave.

Rama theksoi se “siguria është rritur, por mbetet një problem, në formën e shqetësimit për prindin. Normal çdo prind kur nis fëmijën në shkollë qëndron me një farë meraku në tërësi”.

“Në një projekt që po e çojmë përpara dhe do fillojmë jetësojmë vitin e ardhshëm, do të bëjmë një kapërcim epokal në monitorimin e sigurisë së rrugëve, qyteteve, të hapësirave të mëdha publike është përfshirë dhe monitorimi i sigurisë në shkollë, por një monitorim që do të shkojë deri në qelizë. Një monitorim që do i japë mundësi drejtuesve të shkollës, prindërve e fëmijëve të ndihen fare të qetë dhe secili të bëjë detyrën e vet”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “nuk është thjesht një projekt sigurie për fenomenet kriminale apo ndërhyrje nga jashtë, por një projekt sigurie kundër bullizmit, kopjeve apo kundër braktisjes së mësimit, apo kundër kthimit kurrizit të ndonjë mësuesi nga nxënësit”./ata