Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar nxënësit dhe mësuesit për fillimin e vitit të ri shkollor. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai uron që ky vit të jetë një rrugëtim i sukseshëm.
Basha shprehet se investimi në arsim është jetik për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit dhe për këtë programi i demokratëve euroatlantikë synon një reformim të thellë të shkollave, duke i kthyer në ambjente ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të ditës.
Me drekën e garantuar në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, si dhe përmes kurseve në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit, gjuhëve të huaja, klasave të artit dhe sportive deri në orën 16:00, sipas Bashës do të krijohen kushtet për një zhvillim të shëndetshëm të brezave të rinj./ata