Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, kryeministri Edi Rama uroi gjithë nxënësit, veçanërisht për ata që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, për një vit të mbarë.

Rama përcolli një urim edhe për mësuesit e prindërit e Shqipërisë.

350 mijë nxënës ulen sot në bankat e shkollave, ndërsa 28 mijë prej tyre ulen për here të parë në bankat e shkollës.

Këtë vit shkollor qeveria ka mundësuar tekstet shkollore falas për 238 mijë nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe për 16 kategori të veçanta të nxënësve në gjimnaze.

Investimet në infrastrukturën shkollore kanë mundësuar që sot të hapin dyert 25 shkolla të rindërtuara. Përgjatë këtij viti kemi investuar dhe po investojmë në rindërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin.

200 shkolla 9-vjeçare janë pajisur me 216 laboratorë SMART, duke u dhënë nxënësve mundësinë të mësojnë përmes kurrikulës së re të TIK dhe programit Code Monkey.

Rama bëri të ditur se 31 mësues e nisin këtë vit shkollor me paga të rritura./ata