Edukimi gjithëpërfshirës dhe i barabartë për të gjithë fëmijët mbetet prioritet i qeverisë shqiptare.

Agjencia për Media dhe Informim, njofton përmes rrjeteve sociale se “në vitin e ri shkollor, 2,100 mësues ndihmës janë pranë nxënësve me aftësi të veçanta në shkolla, që përbën një rritje prej 200 mësuesish më shumë krahasuar me vitin e kaluar”.

Sipas MIA, këta mësues do të ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të personalizuar, duke ndihmuar secilin fëmijë të zhvillojë plotësisht potencialin e tij. “Një risi e këtij viti është kthimi i shkollave speciale në qendra burimore, që do të ofrojnë më shumë shërbime të specializuara për nxënësit me nevoja të veçanta”, përfundon njoftimi i MIA./ata