Policët me kuaj të cilët janë në detyrë në kuadër të Drejtorisë së Policisë së Istanbulit në shumë pika të qytetit, kryesisht në vende atraksione turistike janë kthyer në të preferuarit e qytetarëve dhe turistëve.

Grupi i policisë me kuaj i lidhur me Departamentin e Policisë për Rendin, krahas aktiviteteve për shërbimet parandaluese, të ngjarjeve sociale, ceremonive zyrtare, inspektime të pyjeve dhe zonave rekreative ato kryejnë detyrë edhe në plazhe, parqe dhe zona turistike.

Në njësinë e policëve me kuaj i cili filloi aktivitetet e tij në Istanbul në vitin 2018, ndodhen gjithsej një staf me 27 persona, përfshirë 8 gra.

Personeli i përzgjedhur nga ata që janë fizikisht të aftë, me përvojë kalërimi dhe me shëndet të mirë, fillojnë punën si policë me kuaj pasi kanë përfunduar me sukses trajnimin bazë 4-mujor të kalërimit. Njësia me kuaj e policisë e cila është e pranishme edhe në 6 qytete jashtë Istanbulit, punon për të garantuar paqen dhe sigurinë e qytetarëve.

Veprime parandaluese në pyje për parandalimin e zjarreve

Njësitë me kuaj të cilët kryejnë detyrë intensive gjatë periudhave të verës, japin kontribut të rëndësishëm në parandalimin e zjarreve duke kryer kontrolle në pyjet dhe zonat rekreative të qytetit ku nuk mund të hyjnë mjetet. Ndërsa kujdesi për kuajt bëhet nga personeli në njësi.

Shefi i Grupit të Policisë me kuaj të Degës së Policisë për Rendin, Seyit Ahmet Dikici në një deklaratë për gazetarin e AA-së, tha se kanë zhvilluar aktivitete parandaluese patrullimi në shumë pjesë të qytetit, në sheshe, plazhe dhe vende të populluara me njerëz.

Ai tha se ata punojnë në shumë zona pyjore. "Ne patrullojmë veçanërisht për të parandaluar zjarret në pyje. Qëllimi kryesor i detyrave tona të patrullimit është për rendin publik dhe qëllime parandaluese. Ne patrullojmë edhe në sheshet e qytetit. Qytetarët dhe turistët tanë kanë interes të madh. Kuajt janë të dashur dhe duken simpatikë sepse kanë një vend të veçantë në kulturën tonë. Edhe ne jemi të kënaqur për interesin që shohim tek qytetarët tanë. Punojmë, jemi në detyrë 24 orë në 7 ditë të javës për qytetarët tanë", tha Dikici.

"Ne vazhdojmë sportin tonë stërgjyshëror, kalërimin"

Gökçe Hatun Sağlam, një nga kalorësit femra në Shtabin e Grupit të Policisë me kuaj, tha se ka rreth një vit që punon si oficere policie me kalë.

Sağlam shpjegoi se i do shumë kuajt dhe tha: "Më vonë, e pashë këtë njësi në rrjetet sociale dhe në rrugët e Istanbulit. Zgjodha këtë njësi sepse mbizotëron dashuria ime për kuajt. Është një gjë që të jep shumë krenari. Ne vazhdojmë kalërimin që është sporti ynë stërgjyshor. Vazhdimi i këtij sporti, veçanërisht si një grua është krenari e madhe për mua. Këto reagime pozitive nga qytetarët tanë na bëjnë më të përkushtuar në punën tonë".

Ndërsa Emre Koçan shpjegon se është polic që prej 3 vitesh dhe se detyrën e policit me kalë e ushtron prej 3 vitesh.

Duke thënë se edhe në jetën e tij civile është marrë me kalërim, Koçan tha: "Kishim kuaj vendas. Pasi u bëra oficer policie, mora vesh që policia kishte një njësi të tillë, ndaj aplikova. Punojmë në shumë kopshte, parqe publike dhe stadiumet. Atje kanë interes të madh, kryesisht fëmijët. Kur shohim ata edhe ne lumturohemi shumë".

"Kam bërë foto, i kam prekur dhe i kam dashur kuajt"

Policët me kuaj, me detyrë në shumë pika turistike si Sheshi Taksim, Bulevardi Istiklal, Sultanahmet dhe bregdeti në Üsküdar tërheqin vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj. Shumë njerëz që shohin policinë me kuaj rreshtohen dhe bëjnë foto kujtimi me celularët për të përjetësuar atë moment.

Havva Dağtekin, e cila bëri një foto me policinë me kuaj në Bulevardin Istiklal, tha se "Më tërhoqi vëmendjen teksa po ecja. Doja të bëja një foto. Mendoj se është një praktikë e bukur. Gjithashtu mund të siguroj avantazh edhe për turistët për të bërë fotografi. Edhe unë kam bërë foto me policinë me kuaj, i kam prekur dhe përkëdhelur kuajt".

Emrah Tuna tha se ka ardhur nga Mersini për të shëtitur në Istanbul. Ai thekson se ishte i kënaqur me shërbimin e njësive me kuaj dhe kërkoi që aktivitete të ngjashme të vazhdojnë./aa