ë shumë se 30.000 palestinezë janë vrarë dhe mbi 70.000 të tjerë janë plagosur në ofensivën vdekjeprurëse të Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, tha Ministria e Shëndetësisë në enklavë.

Zëdhënësi i Ministrisë Ashraf al-Qudra tha se të paktën 79 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga e mërkura.

Sipas zëdhënësit, fëmijët, gratë dhe të moshuarit përbëjnë shumicën e viktimave në Gaza.

Izraeli ka sulmuar Rripin e Gazës që nga një ofensivë ndërkufitare nga grupi palestinez Hamas në tetor.

Rreth 85 për qind e banorëve të Gazës janë zhvendosur nga sulmet izraelit, ndërsa të gjithë përballen me pasiguri ushqimore, sipas OKB-së. Qindra mijëra njerëz jetojnë pa strehë dhe më pak se gjysma e kamionëve me ndihma po hyjnë në territor sesa përpara fillimit të konfliktit.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza./aa