Ende nuk ka asnjë gjurmë nga turisti lituanez, i cili rezulton i zhdukur në bjeshkët e Valbonës. Në ndihmë të Shqipërisë për kërkime ka ardhur edhe shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës.

Turisti 34-vjeçar T.K më datë 6 shtator ka dalë për të ngjitur majën e Rosit në Valbonë. Ai ka lënë dokumentet në bujtinë dhe sendet e tjera private, pasi pritej që të kthej. Ende nuk dihet asgjë mbi gjendjen e tij shëndetësore, pasi kërkimet nga toka dhe ajri nuk kanë pasur asnjë rezultat.

Nuk dihet nëse turisti ka humbur orientimin apo ka pësuar ndonjë aksident. Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor ka njoftuar se dje, 9 shtator, është ndërprerë aksioni deri në grumbullimin e informacioneve të tjera./Shqiptarja