Zyrtarët rusë thanë se Ukraina kreu sulm me 144 mjete ajrore pa pilot (dronë) ndaj Rusisë, përfshirë Moskën dhe se si pasojë ka humbur jetën një fëmijë.

Në një deklaratë nga Ministria ruse e Mbrojtjes thuhet se Ukraina ka tentuar të sulmojë me dronë elementët në territoret ruse.

Sistemet e mbrojtjes ajrore ruse goditën 144 dronë ndërsa 20 prej tyre kanë rënë në rajonin e Moskës, theksohet në deklaratë.

Guvernatori i rajonit të Moskës, Andrey Vorobyov tha se në sulme një fëmijë ka humbur jetën ndërsa 4 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e rënies së një droni në një apartament në rajon.

Në një deklaratë me shkrim nga Agjencia Federale Ruse e Aviacionit (Rosaviatsiya) bëhet e ditur se për shkak të sigurisë së avionëve civilë në aeroportet e Moskës janë kufizuar përkohësisht fluturimet./aa