Hapja e një marketi te vogël, e një furre buke, apo dyqane shërbimesh të ndryshme si dhe kafenetë e vogla janë ato biznese të cilat eksperimentohet më shumë dhe nis një biznes i vogël.

Bazuar në të dhënat e Open Data Tirana, në gjashtë muajt e parë të këtij viti në kryeqytet janë mbyllur 940 subjekte, por janë hapur 3137 të tillë. Këta të fundit duke i ndarë, 1,131janë subjekte kryesore ku në këtë ndarje më shumë janë hapur biznese të vogla që arrijnë në shifrën e 2431 në total.

Ndërsa 244 janë subjekte sekondare ku më shumë janë hapur biznese të mëdha në këtë ndarje të cilët arrijnë në shifrën e 362 në total. Por duke parë të dyja kategorinë, nga të gjithë aktivitet e hapura, biznese të kategorizuara VIP janë hapur vetem 37.

Por çfarë thonë shifrat përsa i përket bizneseve të mbyllura?

Të njëjta të dhëna raportojnë se në total janë 940 biznese që janë mbyllur në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Ashtu sikurse është më e lehtë për të nisur një biznes, subjektet e vogla janë ato të cilat janë mbyllur më shumë ku në 6 muaj janë shuar 330 subjekte të shitjes me pakicë.

Ndërsa janë 326 njësi shërbimi të mbyllura. Përsa i përket profesioneve të lira janë mbyllur 59 të tillë./Scan