Investimet e huaja direkte shënuan rritje në 3-mujorin e dytë dhe në të gjithë 6-mujorin e parë të vitit 2024.
Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, investimet e huaja direkte arritën në 395 milionë euro, në 3-mujorin 2024, me rritje 3.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për 6-mujorin e parë, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte arriti në 749 milionë euro, me rritje 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e investimeve të huaja i adresohet fluksit të reja investuese por dhe fitimeve të riinvestuara nga investitorë ekzistues. 52% e totalit të investimeve të huaja direkte ishin injektime të reja të kapitalit, ndërsa 47% ishin fitime të riinvestuara.
Investime e huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 25%, sektorin e ndërmjetësimit financiar, në masën 14%, e hidrokarbureve, në masën 13%, e energjetikës, në masën 13%, si dhe komunikacionit, në masën 4%./ata