“Dyrrah City Football Academy’’ çel zyrtarisht sezonin futbollistik.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të fëmijëve teksa kanë nisur stërvitjen.

“Fëmijë e të rinj të grupmoshave të ndryshme, të regjistruar në këtë akademi të re e prestigjoze ndërkombëtarisht, kanë nisur stërvitjen me trajnerët e klubit të Manchester City-t”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se shkolla e futbollit të Manchester City është një tjetër investim i të ardhmes, i cili i shtohet qytetit të Durrësit, duke krijuar bazën e një rrjeti të konsoliduar ndërkombëtar për talentet futbollistike të Shqipërisë dhe rajonit, e njëkohësisht duke ndikuar edhe në promovimin e mëtejshëm të qytetit bregdetar, si një destinacion turistik, kulturor, sportiv dhe platformë zhvillimi ekonomik për Shqipërinë 2030./ata