Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë priti sot në një takim Ivana Živkovic Živković, Ndihmës Sekretare e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Ndihmës Administratore dhe Drejtore e Byrosë Rajonale për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura (CIS) në UNDP.

Balluku nënvizoi se “EU4Schools” ka qenë një nga projektet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të bashkëpunimit tonë me UNDP, duke lënë rezultatet të prekshme në të gjithë Shqipërinë.

“Balluku nënvizoi se “shkollat e ndërtuara nga ky program tashmë frekuentohen nga qindra e mijëra nxënës”.

Duke informuar mbi takimin, Balluku tha se u shkëmbyen mendime mbi ecurinë e reformave që qeveria shqiptare ka ndërmarrë në këto vite, në kuadër të procesit të integrimit, si dhe mbështetjen që UNDP ka ofruar për vendin tonë edhe për ngritjen e kapaciteteve të administratës publike.

“Projekte që kanë të bëjnë me efiçencën e energjisë, ishin po ashtu pjesë e diskutimit, për të cilët shprehëm angazhimin e përbashkët mbi rëndësinë e zhvillimit të tyre dhe ku mbështetja e partnerëve mbetet thelbësore”, shtoi ajo./ata