Në konferencën e përjavshme për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha, u pyet nga gazetarët për ftesën e deputetit Gazment Bardhi për kandidatët e Primareve për të kandiduar në siglën e PD.

 

Berisha tha se ata që mendojnë se mund t’i imponohen PD-së si pengje të Edi Ramës tregojnë mjerimin e tyre  të thellë.

 

“Ata që mendojnë se mund t’i imponohen PD si pengje të Edi Ramës tregojnë mjerimin e tyre të thellë. PD nuk mposhtet. Rama ka dështuar dhe do të dështojë dhe të jesh i bindur që do paguajë çmimin. Nga 2017 gjer sot ai për të asgjësuar PD, ka kryer aktet me kriminale, ka kontraktuar vrasës me pagesë, ka paguar kompani me 370 mijë dollarë vetëm për të përgatitur dosjen falso të Sali Berishës që iu ka ngelur në dorë.

 

Edi Rama së fundi me dy pengje u shërbye dhe u thotë demokratëve se këta janë opozita, Basha-brava, brava-basha, por ato shqiptarët i hedhin poshtë me neveri, me përçmim. Nuk ka figura më të shpifura sot që i lejojnë vetes një lojë të tillë. Njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me PD, po bëjnë takime të fshehta. Njerëz që kanë vetëm interesa të tyre personale sepse janë të implikuar në krime. Siç është faktuar Lulzim brava do ketë faktime të tjera. Krimi nuk do mund ta mposhtë këtë parti”, u shpreh Berisha.