Kush mendon se vetëm në detin e Gjirit të Sarandës është llahtarë nga poshtë, nën ujë, prej sendeve të hedhura, e ka gabim. Deti i Selanikut është po aq rëndë. Diferencën e bën vetëm lloji i atyre që gjenden në tabanin e detit.

Kështu, nga deti që lag qytetit e njohur grek u nxorrën së fundi një masë sendesh duke nisur që nga patinat elektrike, biçikletat, goma automjetesh, kriklla, shishe plastike etj..

Të gjitha u “peshkuan” mëngjesin e së martës nga zhytësit në Gjirin Thermaikos, në lartësinë e Kullës së Bardhë, në Selanik.


 

Madje, në përfundim të pastrimit është lokalizuar dhe nxjerrë nga fundi i Thermaikosit edhe një motoçikletë.

“Gjëja tragjike që shohim është se gjejmë shumë bateri”, tha një nga autoritetet e operacionit të pastrimit.

Kujtojmë se pak vite më parë, një proces pastrimi detar do ndërmerrej në Gjirin e Sarandës, një nismë nga Adriatik Lapaj, vetë një sarandiot, duke nxjerrë në sipërfaqe, aty ku bëhet plazh masiv, një masë trishtuese goma makinash.  /tesheshi.com/