Numri i familjeve të pastreha në Lezhë ka ardhur në rritje. Sipas të dhënave zyrtare gjatë katër viteve të fundit kanë paraqitur kërkesë për strehim social 402 qytetarë. Kjo problematika ka nxitur bashkinë të hartoi një plan vendor strehimi për një periudhë 5-vjeçare, i cili u miratua nga Këshilli Bashkiak, si e vetmja mënyre që bashkia të njihet më mire me nevojat dhe të planifikojë burimet financiare dhe njerëzore për këtë çështje.

Kryebshkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se të gjitha familjeve të pastreha përfshire dhe ata të prekura nga tërmeti i vitit 2019 banesat e të cilëve nuk janë ndërtuar ende ju paguhet bonusi i qirasë.

Qëllimi i këtij plani është adresimi i problematikave më emergjente të strehimit të komunitetit në nevoje, duke u mbështetur në burimet financiare të Bashkisë dhe qeverisë qendrore me qëllim që të gjendet së më shpejt zgjidhje për këto familje në nevoje./Shqiptarja