Pas ish-kryeministrit Sali Berisha, në SPAK është paraqitur edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për t’u njohur me akuzën për çështjen “Partizani”.

Në një prononcim për mediet, Malltezi tha se “ata po mbahen në arrest politik pa asnjë fakt”.

“Mungon fakti penal, është çështje civile e pronarëve të tokës. Shteti nuk ka humbur asnjë cent. Nuk ka asnjë provë që tregon se Berisha ka ndikuar, as nuk i përmendet emri. Zhvillimi i pronës është kryer nga pasardhësit. Asnjë nga tre partnerët, nuk kanë marrë asnjë cent nga qeverisa e PD-së”, tha Malltezi.

Sipas tij, “SPAK ka fshehur dhe gënjyer me dokumente zyrtare”.

“Gënjyen kur thanë Berisha ndërroi destinacionin e tokës. Atë e ka bërë Edi Rama. Por jemi në institucionin e Edi Ramës, prokurorët janë patronazhistë, nuk presim ndonjë gjë tjetër”, shtoi Malltezi./ata