Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku zhvilloi një takim në Berlin me drejtuesit e diasporës shqiptare në Gjermani.
Tabaku i njohu me shqetësimet dhe të drejtat e tyre si shqiptarë në diasporë, por edhe gjendjen në vend.
“Për tre dekada, diaspora ka qenë guri i qoshes së shoqërisë sonë. Mbështetja e tyre financiare dhe më gjerë ka qenë një ndihmë jetike për ekonominë përmes remitancave dhe burim krenarie përmes shpirtit të tyre sipërmarrës dhe arritjeve që na frymëzojnë të gjithë”, tha ajo.
Tabaku theksoi se domosdoshmërinë që ky potencial dhe energji e jashtëzakonshme të përdoret për të ngritur dhe ndërtuar, jo për të përsëritur largimin.
“Ne kemi nevojë për të. Duhet të bëjmë çdo gjë për të kthyer mendjet e ndritura të Shqipërisë që janë shpërndarë. Duhen shembuj suksesi që tregojnë se në Shqipëri mund t’ia dalësh me punë të ndershme dhe me meritë, nëse duam ta ndryshojmë realitetin dhe të nxjerrim vendin nga stanjacioni ku ka rënë. Është e qartë: ndryshimi duhet të vijë nga të gjithë ne—brenda dhe jashtë Shqipërisë”, tha ajo./ata